| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut: Të bashkuar në NATO mund t’i bëjmë ballë çdo sfide
Gjatë takimit, ministri Misajllovski dha mbështetje të fuqishme për përpjekjet paqësore të SHBA-së për vendosjen e paqes në Ukrainë dhe në kontinentin evropian.
Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut: Të bashkuar në NATO mund t’i bëjmë ballë çdo sfide
Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut: Të bashkuar në NATO mund t’i bëjmë ballë çdo sfide
14 orë më parë

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vllado Misajllovski, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut në selinë NATO-s në Bruksel, ku morën pjesë ministrat e mbrojtjes të vendeve aleate.

Në fjalimin e tij, ministri Misajllovski u ndal te qëllimet, prioritetet dhe aktivitetet e ndërmarra nga qeveria, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria në përputhje me marrëveshjet e arritura në samitin e fundit të NATO-s në Hagë, si dhe tek uniteti i Aleancës, i cili sot është më i nevojshëm se kurrë për forcimin e konceptit të mbrojtjes dhe parandalimit, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.

"Edhe në kohë ndryshimesh globale gjeopolitike, nëse vazhdojmë të fokusohemi në atë që na shtyu me kaq energji të synojmë anëtarësimin në NATO për dekada - nevojën për paqe, siguri dhe stabilitet si parakusht për prosperitet - si Aleancë mund të përballojmë çdo sfidë që na del përpara", tha Misajllovski, duke shtuar se shteti vazhdon ta rrisë buxhetin e mbrojtjes dhe kështu mbetet maksimalisht i përkushtuar ndaj modernizimit të Armatës së Maqedonisë së Veriut.

"Për modernizim këtë vit janë ndarë mbi 32,5 për qind e buxhetit të mbrojtjes, që është shumë mbi atë që parashikohet sipas objektivave të NATO-s, përkatësisht ndarja e 20 për qind të buxhetit të mbrojtjes për modernizim", tha Misajllovski.

Ai theksoi se kontratat tashmë të nënshkruara me disa shtete aleate po përmbyllen me sukses, por ka edhe marrëveshje në vijim, të cilat, sipas tij, kontribuojnë në modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rrjedhimisht të mbrojtjes kolektive.

Misajllovski nënvizoi se paralelisht po investohet edhe në kapacitetet njerëzore, dhe dëshmi për këtë është fakti se pjesëtarët e Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë janë të përgatitur shumë mirë për vlerësimin e NATO-s që pritet në prill të këtij viti.

Ai shtoi se do të vazhdojnë të marrin pjesë aktive në misionet dhe operacionet e udhëhequra nga NATO dhe BE-ja, si në kuadër të krahut lindor të Aleancës, ashtu edhe në kuadër të KFOR-it dhe ALTHEA-s, me një qëllim të vetëm - paqe, stabilitet, siguri dhe prosperitet për shtetet dhe qytetarët.

Gjatë takimit, ministri Misajllovski dha mbështetje të fuqishme për përpjekjet paqësore të SHBA-së për vendosjen e paqes në Ukrainë dhe në kontinentin evropian.

Pas përfundimit të takimit, Misajllovski u nis për në Mynih, ku do të jetë pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e ardhshme të sigurisë, e cila do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt 2026.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Muçi, ndër futbollistët më të besuar të Trabzonsporit për të shënuar gol në ndeshjen me Fenerbahçen
Kuvendi i Shqipërisë interpelancë me ministren e Arsimit për sigurinë në shkollë
Tramvaji del nga shinat në Sarajevë: Një person i vdekur dhe disa të lënduar
Bullgari, zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore mandatohet për të udhëhequr qeverinë e përkohshme
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih për shkak të zhvillimeve në Kosovë
Qeveria e re e Kosovës mban mbledhjen e parë
Në dhjetor 2025, Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar më së shumti turistë nga Türkiye
Kallas pas formimit të Qeverisë: Koha për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë
Shqipëria: "Arctic Sentry" përreth Groenlandës konfirmon se siguria euro-atlantike është e pandashme
Vendet e rajonit urojnë qeverinë e re të Kosovës
Komisarja e BE-së Kos përshëndet votimin e qeverisë së re: Lajme të mira nga Prishtina
Kuvendi i Kosovës voton qeverinë e re të vendit të udhëhequr nga Albin Kurti
Presidentja Osmani cakton Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re
Begaj pret në Tiranë zyrtarin e lartë amerikan, theksohet bashkëpunimi në sundimin e ligjit
Konstituohet Legjislatura e Dhjetë e Kuvendit të Kosovës
Kosova shpallet vend i sigurt sipas rregullave të reja të azilit të BE-së
Greqi, 2.800 hektarë tokë bujqësore përmbyten pas shirave të rrëmbyeshëm
Maqedonia e Veriut dhe Türkiye e thellojnë bashkëpunimin në sektorin hekurudhor me marrëveshje të re
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia gjatë vitit 2026 do ta kenë stërvitjen e parë tripalëshe
Hapet panairi për industrinë e turizmit në Tiranë