| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Komisarja e BE-së Kos përshëndet votimin e qeverisë së re: Lajme të mira nga Prishtina
“Fokusi tani mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë”, shkroi Kos, duke paralajmëruar se pret “me padurim” të vizitojë Kosovën së shpejti.
Komisarja e BE-së Kos përshëndet votimin e qeverisë së re: Lajme të mira nga Prishtina
Komisarja e BE-së Kos përshëndet votimin e qeverisë së re: Lajme të mira nga Prishtina / AA
21 orë më parë

Komisarja e Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerim, Marta Kos, ka përshëndetur votimin e qeverisë së re në Kosovë, duke i quajtur zhvillimet e ditës së djeshme në vend si “lajme të mira nga Prishtina”.

Në një postim në platformën sociale X, Kos uroi kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se “Kuvendi i Kosovës është në detyrë dhe një qeveri e re ka marrë detyrën”.

“Fokusi tani mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë”, shkroi Kos.

Ajo gjithashtu paralajmëroi se pret “me padurim” të vizitojë Kosovën së shpejti.

Mbrëmë, deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash miratuan kabinetin e ri qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Më herët, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Legjislaturës së Dhjetë të Kuvendit të Kosovës, në seancën e parë të mbajtur pas zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit të vitit 2025, ku Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Kurti siguroi më shumë se 50 për qind të votave.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë