RAJONI
2 minuta leximi
Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Ulutaş
Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në gjithë territorin e vendit.
Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Ulutaş
Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Ulutaş
8 Tetor 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim mirëseardhës komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Ulutaş diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks mbi situatën e sigurisë dhe për rëndësinë e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë të vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.

Duke i uruar mirëseardhje përsëri në Kosovë dhe duke i dëshiruar suksese në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it, kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit.

Ulutaş u zgjodh për herë të dytë në krye të KFOR-it dhe do jetë në krye të këtij misioni ndërkombëtar deri në tetor 2026. Ai u bë për herë të parë komandant gjeneral i KFOR-it më 10 tetor 2023.

KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për ta garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rritet në 13 numri i viktimave nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ndërtojnë bashkë një tunel hekurudhor ndërkufitar
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 77 vota pro projektligjin “Për barazinë gjinore”
Shkup, mbahet konferencë në 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit
Pas zjarrit në Tuzlla: 15 pacientë në spital, katër në ventilim mekanik
Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit në Vishegrad: Vepra e Mimar Sinanit që ende të lë pa frymë
Punëtorët e televizionit shtetëror të Kosovës protestojnë për vonesat e pagave, paralajmërojnë grevë
Projektligji për barazinë gjinore nxit protesta para Kuvendit të Shqipërisë
Greqi, mjekët në spitalet publike hyjnë në grevë 48 orëshe
Mucunski: Politika e jashtme e RMV-së është vlerësuar më së larti në Raportin e BE-së
SPAK, mbi 300 mln euro pasuri të sekuestruara nga viti 2020, krijuar nga pastrimi i parave
Qeveria shqiptare miraton marrëveshje bashkëpunimi me Italinë në fushën e mbrojtjes
Protesta në Sarajevë kundër pjesëmarrjes së ekipit izraelit në EuroLeague
Kurti: Nuk ka bazë ligjore e morale për mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së
Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për anëtarësim në BE, sipas raportit të Komisionit Evropian
Pesë vjet nga paraburgimi dhe gjykimi i ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Hagë
Shqipëria përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Solidaritetit Islam në Riad
Bosnjë dhe Hercegovinë, disa persona humbin jetën nga zjarri në një shtëpi pensionistësh në Tuzla
Kosovë, Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj të madh, tani radha e ish-opozitës
Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së