Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “terrorizmi” i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdon të paraqesë kërcënim për paqen rajonale dhe globale.
“Terrorizmi i Netanyahut vazhdon të kërcënojë paqen rajonale dhe globale dhe sulmet ndaj Iranit kanë thelluar më tej paqëndrueshmërinë në rajonin tonë”, tha Erdoğan.
Ai theksoi se Türkiye po mobilizon “të gjitha mjetet e saj” për të rikthyer paqen, stabilitetin dhe për të ringjallur dialogun dhe diplomacinë.
Erdoğan gjithashtu shprehu solidaritet me popujt që po e kalojnë Fitër Bajramin në dhimbje dhe pikëllim, veçanërisht me popullin e Gazës.
“Besoj se do ta tejkalojmë shumë shpejt këtë periudhë të vështirë në rajonin tonë duke mbështetur njëri-tjetrin, me shpresë, durim dhe qëndrueshmëri”, tha Erdoğan.
“Si botë islame, po përpiqemi edhe një herë të kapërcejmë një rrugë të mbushur me pengesa, kurthe, skema dhe rreziqe”, theksoi ai.
Duke iu referuar përplasjeve të tjera rajonale, Erdoğan tha se përpjekjet e Türkiyes ndihmuan në arritjen e një pauze gjatë festës së Fitës Bajramit në përleshjet mes Pakistanit dhe Afganistanit. Ai shprehu shpresë që armëpushimi të bëhet i përhershëm.























