| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Rama: Shqipëria në BE deri në vitin 2030, objektivi ynë i vetëm
“Pasi debatojmë dhe ndajmë opinionet, duhet të përqendrohemi në një pikë, në vetëm një pikë dhe asnjë tjetër, Shqipërinë në Bashkimin Evropian në vitin 2030”, theksoi Kryeministri.
Rama: Shqipëria në BE deri në vitin 2030, objektivi ynë i vetëm
Rama: Shqipëria në BE deri në vitin 2030, objektivi ynë i vetëm / AA
13 orë më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe të kabinetit qeveritar në Pallatin e Brigadave, se Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri të procesit të integrimit evropian.

“Aktualisht kemi arritur hyrjen në kapitullin e ri të procesit, që është vlerësimi dhe më pas marrja e dritës jeshile për ato që quhen pikat e ndërmjetme. Sipas drejtuesve tanë në këtë proces, ky është një test me vështirësi shumë të lartë dhe kërkon një përgatitje shumë të madhe të vendit”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se për vende të tjera para Shqipërisë janë dashur vite për të kaluar këtë fazë, ndërsa sipas planit të qeverisë shqiptare, testi duhet të përmbyllet brenda disa muajsh.

“Pasi debatojmë dhe ndajmë opinionet, duhet të përqendrohemi në një pikë, në vetëm një pikë dhe asnjë tjetër, Shqipërinë në Bashkimin Evropian në vitin 2030”, theksoi Kryeministri.

Në fund, ai e cilësoi integrimin në Bashkimin Evropian si një moment historik për vendin.

“Shqipëria në BE nuk është një tjetër etapë e zhvillimit të vendit. Shqipëria në BE është histori”, theksoi Rama.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë