| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kryeministri Mickoski organizon iftar, thekson rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit
“Në frymën e këtyre vlerave, mbrëmjen e kaluam në një atmosferë të ngrohtë, duke biseduar, duke ndërtuar miqësi dhe duke konfirmuar se respekti dhe bashkëjetesa janë themeli i shoqërisë sonë”, tha Mickoski.
Kryeministri Mickoski organizon iftar, thekson rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit
Kryeministri Mickoski organizon iftar, thekson rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit / AA
2 orë më parë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, qeveria e të cilit organizoi një sofër iftari, është shprehur se respekti dhe bashkëjetesa janë themel i shoqërisë.

Në një postim në X, Mickoski darkën e iftarit të organizuar nga qeveria e përshkroi si një moment bashkimi, respekti dhe lidhjeje shpirtërore.

“Në frymën e këtyre vlerave, mbrëmjen e kaluam në një atmosferë të ngrohtë, duke biseduar, duke ndërtuar miqësi dhe duke konfirmuar se respekti dhe bashkëjetesa janë themeli i shoqërisë sonë”, shkroi Mickoski.

Sipas kryeministrit maqedonas, takime të tilla na kujtojnë se diversiteti është një forcë për shoqërinë dhe se mbështetja e ndërsjellë është rruga drejt një komuniteti më të fortë dhe më të bashkuar.

Ai gjithashtu uroi të gjithë besimtarët muslimanë për muajin e Ramazanit, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe ditë të bekuara.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë