Irani e përshkroi sulmin me raketa të 28 shkurtit ndaj një shkolle fillore në qytetin jugor të Minabit si një krim lufte “të pafalshëm” dhe bëri thirrje që fajtorët të mbahen përgjegjës.
Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmaeil Baqaei, tha të mërkurën se sulmi, për të cilin autoritetet vendase thonë se vrau 168 nxënëse, nuk duhet të mbetet i pandëshkuar.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Baqaei deklaroi se një sulm me “raketa amerikane «Tomahawk» me goditje të dyfishtë”, i kryer më 28 shkurt në qytetin e Minabit, “vrau 168 engjëj të vegjël iranianë”.
“Ky është një krim lufte i pafalshëm dhe i shëmtuar që nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, shkroi ai.
Televizioni shtetëror iranian raportoi më parë se sulmi kishte në shënjestër një shkollë fillore për vajza në Minab, qytet provincën jugore iraniane të Hormuzganit. Sipas raportit, më shumë se 170 persona, përfshirë nxënëse dhe mësues, u vranë në sulm.
Incidenti ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare mes pretendimeve kontradiktore rreth përgjegjësisë, por me shumicën e analizave që thonë se sulmi erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Ameirkës.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, pretendoi më parë se pas sulmit mund të fshihej Irani vetë, duke thënë: “Bazuar në atë që kam parë, kjo është bërë nga Irani.”
Ndërsa pa raportimeve se sulmi përfshinte raketa lundrimi “Tomahawk”, të cilat përdoren zakonisht nga ushtria amerikane, Trumpi pretendoi gjithashtu – pa paraqitur ndonjë provë – se Irani zotëronte disa “Tomahawk”.
Megjithatë raportimet e mediave amerikane të mërkurën cituan gjetje paraprake nga një hetim ushtarak në vazhdim që tregon se sulmi mund të jetë kryer nga ushtria amerikane.
Shumë analiza nga mediat thanë se ShBA-ja është fajtore për këtë. Hetimet për sulmin në fjalë po vazhdojnë.
















