| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Katari dënon sulmet iraniane, paralajmëron pasoja serioze
Katari “nuk do të hezitojë të mbrojë sovranitetin dhe sigurinë e tij dhe të mbrojë popullin, banorët dhe interesat kombëtare”, thuhet në deklaratën e kabinetit.
Katari dënon sulmet iraniane, paralajmëron pasoja serioze
Katari dënon sulmet iraniane, paralajmëron pasoja serioze / Reuters
2 orë më parë

Kabineti i Katarit të mërkurën dënoi sulmet iraniane, duke i cilësuar si një “shkelje të hapur” të sovranitetit të vendit dhe të parimeve të fqinjësisë së mirë, ndërsa paralajmëroi për pasoja serioze.

Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni Al Jazeera, kabineti i quajti sulmet iraniane “të pajustifikuara”, duke bërë thirrje për “ndërprerjen e menjëhershme të çdo veprimi përshkallëzues dhe intensifikimin e diplomacisë për të frenuar krizën dhe për ta ruajtur sigurinë rajonale”.

Në deklaratë thuhet se Katari “nuk do të hezitojë ta mbrojë sovranitetin dhe sigurinë e tij dhe të mbrojë popullin, banorët dhe interesat e tij kombëtare”.

Përshkallëzimi në rajon është rritur që nga 28 shkurti, kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një sulm të përbashkët kundër Iranit, ku u vranë më shumë se 1.200 persona dhe u plagosën rreth 10.000 të tjerë.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që e kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit ku ndodhen baza ushtarake amerikane.