| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kryediplomati turk dhe ajo austriake diskutojnë zhvillimet rajonale
Beate Meinl-Reisinger shpreh solidaritet me Türkiyen lidhur me raketat e neutralizuara që synonin vendin.
Kryediplomati turk dhe ajo austriake diskutojnë zhvillimet rajonale
Kryediplomati turk dhe ajo austriake diskutojnë zhvillimet rajonale / AA
8 orë më parë

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, të mërkurën zhvilloi një bisedë telefonike me homologen e tij austriake Beate Meinl-Reisinger për zhvillimet e fundit në rajon, thanë burime diplomatike.

Dy ministrat vlerësuan pasojat e zhvillimeve të fundit në rajon, shtuan burimet, duke theksuar se ministrja e Jashtme e Austrisë shprehu gjithashtu solidaritet për Türkiyen lidhur me raketat që kishin shënjestruar vendin.

Ankaraja njoftoi të hënën se mbrojtja ajrore e NATO-s rrëzoi një raketë të dytë që kishte hyrë në hapësirën ajrore turke. Raketa e parë ishte rrëzuar javën e kaluar, ndërsa sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit vazhdojnë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë