| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëria së shpejti do ta shpallë zyrtarisht Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
Ministri Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun izraelit Gideon Saar, ndërsa ka shprehur solidaritet me Izraelin "dhe të gjithë të prekurit nga sulmet e kryera nga Irani dhe Hezbollahu".
Shqipëria së shpejti do ta shpallë zyrtarisht Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
Shqipëria së shpejti do ta shpallë zyrtarisht Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste / AA
2 orë më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, tha se Tirana së shpejti do të marrë vendimin zyrtar për ta shpallur Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) organizatë terroriste.

Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun izraelit Gideon Saar, ndërsa në një postim në rrjetin social amerikan X pas telefonatës, ai ka shprehur solidaritet me Izraelin "dhe të gjithë të prekurit nga sulmet e kryera nga Irani dhe Hezbollahu".

"Shqipëria mbështet përpjekjet vendimtare ndërkombëtare për të siguruar që regjimi iranian të parandalohet nga sigurimi i armëve bërthamore ose çdo arme tjetër të shkatërrimit në masë që kërcënon paqen në rajon dhe më gjerë", ka deklaruar Hoxha.

"Irani meriton një qeveri nga populli dhe për popullin. Shqipëria së shpejti do të marrë vendim zyrtar për ta shpallur IRGC-në atë që është në të vërtetë: organizatë terroriste", paralajmëroi ai.

Ai po ashtu është shprehur se vlerëson "miqësinë e gjatë dhe lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Izraelit", ndërsa shtoi se ky vit shënon 35-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë