| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Kryediplomati turk do të presë në takim homologun gjerman
Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, do të takohet me Johann Wadephul të Gjermanisë në kryeqytetin Ankara.
Kryediplomati turk do të presë në takim homologun gjerman
Kryediplomati turk do të presë në takim homologun gjerman / TRT Balkan
4 orë më parë

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, do të presë në takim homologun e tij gjerman, Johann Wadephul, në kryeqytetin Ankara, thanë burime diplomatike turke.

Wadephuli do të udhëtojë të enjten drejt Türkiyes, ku do të takohet me ministrin Fidan, shtuan burimet.

Gjatë takimit, Fidani pritet të shprehë kënaqësinë e tij për vrullin e fituar në marrëdhëniet turko-gjermane përmes vizitave të nivelit të lartë, si dhe shpresën që takimi i tretë i ardhshëm i Mekanizmit të Dialogut Strategjik Türkiye-Gjermani, i planifikuar për 18 maj në Berlin, të kontribuojë në marrëdhëniet shumëdimensionale mes vendeve.

Fidani pritet të shprehë pritmën e Türkiyes që Bashkimi Evropian (BE) gjithashtu t'u qaset marrëdhënieve Türkiye-BE nga një perspektivë strategjike dhe që Gjermania të kontribuojë në procesin e negociatave për anëtarësimin e Türkiyes në BE.

Ai pritet të përcjellë edhe pritmën e Türkiyes për çështje urgjente që lidhen me BE-në, përfshirë përditësimin e Bashkimit Doganor dhe dialogun për liberalizimin e vizave.

Fidani ka të ngjarë të theksojë qëndrimin e Ankarasë për zhvillimet e fundit rajonale dhe të shprehë shqetësimin se sulmet në rajon rrezikojnë sigurinë e furnizimeve me energji dhe krijojnë rreziqe në fushat e luftës kundër terrorizmit dhe migrimit.

Ai gjithashtu pritet të shkëmbejë pikëpamje mbi hapat që mund të ndërmerren për të ulur tensionet, të theksojë se diplomacia është opsioni i vetëm, si dhe të diskutojë qëndrimin e Türkiyes për çështje rajonale dhe globale të tjera, të tilla si situata në Gazë, lufta Rusi-Ukrainë dhe zhvillimet në Siri.

Kujtojmë që Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, e vizitoi Gjermaninë për herë të fundit në nëntor 2023. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e vizitoi Türkiyen në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa kancelari gjerman, Friedrich Merz, e vizitoi Türkiyen tetorin e kaluar.

Gjithashtu Fidani e vizitoi Gjermaninë për herë të fundit në nëntorin e kaluar, ndërsa Wadephuli zhvilloi një vizitë pune në Ankara muajin e mëparshëm. Vëllimi i tregtisë dypalëshe mes Türkiyes dhe Gjermanisë vitin e kaluar arriti në 52,2 miliardë dollarë. Në terma kohorë afatshkurtër, ky vëllim pritet të arrijë në 60 miliardë dollarë në vit.