| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Presidenti kroat kritikon ambasadorin izraelit: "Këtu është Zagreb, jo Tel-Aviv"
Ai tha se Kroacia nuk do të toleronte "infeksione dhe mikrobe të huaja" në territorin e saj dhe se nëse një sjellje e tillë vazhdon, vendi nuk do të dëshironte që i dërguari nga Tel-Avivi të jetë i pranishëm.
Presidenti kroat kritikon ambasadorin izraelit: "Këtu është Zagreb, jo Tel-Aviv"
Presidenti kroat kritikon ambasadorin izraelit: "Këtu është Zagreb, jo Tel Aviv" / TRT Balkan
2 orë më parë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, kritikoi sot ambasadorin izraelit, i cili akuzoi misionin iranian në Zagreb për lidhje të mundshme me terrorizmin. 

Ai tha se Kroacia nuk do të toleronte "infeksione dhe mikrobe të huaja" në territorin e saj dhe se nëse një sjellje e tillë vazhdon, atëherë vendi nuk do të dëshironte që i dërguari nga Tel-Avivi të jetë i pranishëm.

"Irani, kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, ashtu si Izraeli, ka prirje për metoda të caktuara terroriste. Çfarë është vrasja në Gazë nëse jo terrorizëm dhe çfarë është abuzimi nga ushtarët izraelitë të trajnuar në Krav Maga nëse jo terrorizëm?", u tha Millanoviqi gazetarëve.

Megjithatë ai shtoi se Irani nuk kryen aktivitete terroriste në Evropë.

Millanoviqi po komentonte deklaratat e Gary Korenit, i cili pretendonte se anëtarët e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) mund të ishin të pranishëm në Ambasadën iraniane në Zagreb me misionin e mbledhjes së inteligjencës dhe mbështetjes së terrorizmit.

Presidenti kroat tha se ambasadori ishte thirrur në zyrën presidenciale në Pantovcak, ku iu tha të mos alarmonte publikun ose të mos dëmtonte interesat e Kroacisë.

"Ai zyrtar nga Tel-Avivi ose nga kudo që të jetë, praktikisht tha se ka një fole terroristësh në mes të Zagrebit në Ambasadën iraniane", tha Milanoviqi, duke shtuar se Kroacia nuk do të lejonte “infeksione dhe mikrobe të huaja” në territorin e saj, “as izraelite dhe as iraniane”.

"Këtu është Zagreb, vëllezër, jo Tel-Aviv", theksoi presidenti kroat.

“Nuk kemi nevojë që ambasadori izraelit të largojë askënd nga këtu”, shtoi Millanoviqi.

Ai më parë kishte dënuar sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe përsëriti sot se Irani është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe ishte sulmuar pa një mandat të OKB-së.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Abuzimi me çmimet e karburanteve, Shqipëria ngre task-forcën për monitorimin e tregut
Gjykata Supreme e Indisë lejon vdekjen e parë me eutanazi pasive
TIKA shtron iftar për fëmijët me nevoja të veçanta në Kosovë
Ambasadori turk në Tiranë: Türkiye dhe Shqipëria kanë lidhje të veçanta
Konjufca: Partneriteti Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, shtyllë e fortë e zhvillimit tonë demokratik
Sulm kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë: Infrastruktura kryesore nuk është prekur
Kryetari i Partisë për Unitet të Madh nga Türkiye, Destici, takon ambasadorin Ulusoy në Shkup
Kosovë, gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës
Mucunski: Qeveria është e fokusuar në reformat evropiane
Osmani: Dekretin nuk e kam nxjerrë për interesa personale, por pas konsultimeve me juristë
Kurti zhvillon bisedë telefonike me Kos: Integrimi në BE mbetet prioritet kyç i Kosovës
Vuçiq paralajmëron se konfliktet globale mund të përfundojnë me përdorimin e armëve bërthamore
Sërish protesta antiqeveritare në Shqipëri
Shqipëri, Instituti "Yunus Emre" organizon iftar me kursantët e turqishtes
Kushtetuesja e Kosovës pezullon përkohësisht dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit
Shqipëria dënon “në termat më të fortë” sulmin e dytë të Iranit ndaj Türkiyes
Prokuroria Speciale e Kosovës inicion rast penal për kërcënimet e kryera ndaj presidentes Osmani
Zyra e Presidentes: Osmani në pritje të vendimit të Kushtetueses
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës
KQZ-ja e gatshme për zgjedhje të reja në Kosovë