| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Maqedonia e Veriut evakuon grupin e tretë të shtetasve të saj nga vendet e Gjirit
Shumica e pasagjerëve janë evakuuar nga Katari, i ndjekur nga Kuvajti, Arabia Saudite dhe Bahreini.
Maqedonia e Veriut evakuon grupin e tretë të shtetasve të saj nga vendet e Gjirit
Maqedonia e Veriut evakuon grupin e tretë të shtetasve të saj nga vendet e Gjirit / AA
2 orë më parë

Të mërkurën vonë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është ulur aeroplani i tretë me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut që u evakuuan me sukses nga vendet e Gjirit Persik, teksa tensionet në rajon po vazhdojnë pas fillimit të sulmeve nga ana e Izraelit dhe ShBA-së ndaj Iranit.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për pasagjerë nga Katari, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Bahreini, të cilët janë larguar nga rajoni i krizës nga Aeroporti Ndërkombëtar "King Khaled" në Riad, ku janë transportuar me transport të organizuar tokësor.

Në Aeroportin e Prishtinës, pasagjerët janë pritur nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Ministria tha se në aeroplan ndodheshin 151 pasagjerë, nga të cilët 109 ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 42 shtetas të tjerë, përfshirë 12 shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, 11 shtetas të Shqipërisë, nëntë shtetas të Kosovës, katër shtetas të Malit të Zi, tre shtetas të Greqisë, dy shtetas të ShBA-së dhe një shtetas i Indonezisë.

Shumica e pasagjerëve janë evakuuar nga Katari, i ndjekur nga Kuvajti, Arabia Saudite dhe Bahreini.

Siç njoftohet, ky fluturim është organizuar dhe u zbatuar plotësisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në koordinim me institucionet kompetente.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë