| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon fushatën globale të tarifave të Trumpit
“Hartuesit e Kushtetutës nuk ia kanë dhënë asnjë pjesë të pushtetit tatimor Degës Ekzekutive”, shkruan Kryetari i Gjykatës John Roberts në vendimin 6-3.
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon fushatën globale të tarifave të Trumpit
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon fushatën globale të tarifave të Trumpit / Reuters
20 Shkurt 2026

Gjykata e Lartë e ShBA-së rrëzoi të premten fushatën globale të tarifave të presidentit Donald Trump, duke deklaruar se një shtyllë kryesore e politikave të administratës së tij nuk ka bazë ligjore.

Vendimi 6-3 i gjykatës e kufizon ndjeshëm një mjet që Trump e ka përdorur për t’i ndjekur agjendat e tij ekonomike dhe të politikës së jashtme, pasi gjatë pjesës më të madhe të vitit të parë në detyrë ai përdori tarifat për t’i shtyrë vendet drejt marrëveshjeve të reja tregtare, duke argumentuar se tarifat ishin një nga mjetet për të ushtruar presion ndaj vendeve që të ndalonin luftërat.

Gjykata e Lartë theksoi se Kushtetuta ia jep “shumë qartë” Kongresit autoritetin për taksimin, përfshirë vendimet për vendosjen e tarifave, dhe jo presidentit.

“Hartuesit e Kushtetutës nuk ia kanë dhënë asnjë pjesë të pushtetit tatimor Degës Ekzekutive”, shkroi Kryetari i Gjykatës John Roberts në emër të shumicës, duke iu referuar autorëve të Kushtetutës.

Gjykata hodhi poshtë arsyetimin e presidentit se një ligj i vitit 1977, i njohur si Akti për Kompetencat Ekonomike Ndërkombëtare në Rast Emergjencash (IEEPA), e lejon atë të vendosë tarifa importi në baza emergjente.

“IEEPA-ja i jep Presidentit autorizimin të ‘hetojë, të bllokojë gjatë zhvillimit të një hetimi, të rregullojë, të drejtojë dhe të detyrojë, të anulojë, të shpallë të pavlefshme, të parandalojë ose të ndalojë … importin ose eksportin’”, shkroi Roberts.


“Në këtë listë të gjatë kompetencash specifike mungon çdo përmendje e tarifave ose doganave. Nëse Kongresi do të kishte synuar t’i jepte pushtetin e veçantë dhe të jashtëzakonshëm për të vendosur tarifa, do ta kishte bërë këtë shprehimisht, ashtu siç ka vepruar vazhdimisht në statute të tjera tarifore”, shtoi ai.

Trump kishte përdorur IEEPA-n për të vendosur si tarifat e tij “reciproke” ndaj vendeve në mbarë botën, ashtu edhe tarifa të veçanta ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, me synimin e deklaruar për të frenuar rrjedhën e fentanilit të paligjshëm drejt ShBA-së.

Gjykatësit konservatorë Samuel Alito, Brett Kavanaugh dhe Clarence Thomas votuan kundër vendimit.

Të tria indekset kryesore të bursës amerikane u rritën pas lajmit për vendimin, pasi të dhënat negative të PBB-së të publikuara më herët gjatë së premtes kishin zbehur optimizmin e investitorëve. Trump ende nuk ka komentuar publikisht vendimin e gjykatës, ndonëse prej kohësh ka mbrojtur përdorimin e tarifave, duke thënë se ato janë çështje e “sigurisë kombëtare”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
I dërguari i ShBA-së: Izraeli ka “të drejtë biblike” të marrë nën kontroll gjithë Lindjen e Mesme
Gjermania ripërsërit thirrjen për qytetarët e saj që të largohen nga Irani
Izraeli kryen sulme intensive ndaj Libanit, gjashtë të vrarë dhe mbi 25 të plagosur
Trump shpall tarifë globale prej 10 për qind pas vendimit të Gjykatës Supreme
OKB-ja dënon vrasjen e qytetarit palestinezo-amerikan nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor
Trump: Po shqyrtohet mundësia e një sulmi të kufizuar ndaj Iranit
Erdoğan: Energjia e rinovueshme e Türkiyes arrin 62 për qind të kapacitetit të instaluar
Franca: Evropa duhet të ndërtojë një NATO më evropiane
Zyrtarë ukrainas dhe italianë diskutojnë mbështetjen në mbrojtje, energji dhe ekonomi për Kievin
Trump: Do të bëhet e qartë brenda 10 ditësh nëse është e mundur marrëveshje me Iranin
Bordi i Paqes prezanton kuadrin për qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës pas luftës
Witkoff vlerëson Türkiyen, Katarin dhe Egjiptin si ndërmjetësit kyç në përpjekjet për paqen në Gaza
Trump shpall fondet e siguruara nga Bordi i Paqes për Gazën, vendos mekanizëm mbikëqyrës mbi OKB-në
Nis mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, të pranishëm edhe Rama me Osmanin
Ish-princi britanik Andrew arrestohet për dyshimin e keqpërdorimit të funksionit publik
Mbi një mijë kenianë luftojnë për Rusinë në luftën në Ukrainë
Macron: Franca dhe India duhet të hartojnë së bashku rregullat e inteligjencës artificiale
Kryediplomatja britanike Cooper: Armëpushimi në Gaza i brishtë, progresi në rrezik
Irani dhe Rusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët detare në Gjirin e Omanit
Hungaria pezullon dërgesat e naftës në Ukrainë