| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Trump: Po shqyrtohet mundësia e një sulmi të kufizuar ndaj Iranit
“Mendoj se mund të them se po e shqyrtoj këtë”, u tha presidenti amerikan gazetarëve.
Trump: Po shqyrtohet mundësia e një sulmi të kufizuar ndaj Iranit
Trump: Po shqyrtohet mundësia e një sulmi të kufizuar ndaj Iranit / Reuters
20 Shkurt 2026

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të premten se po shqyrton mundësinë e një sulmi të kufizuar ndaj Iranit.

“Besoj se mund të them se po e shqyrtoj këtë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet nëse po mendonte për një sulm të kufizuar ushtarak për ta shtyrë Iranin drejt një marrëveshjeje.

Trump nuk dha detaje të mëtejshme dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të tjera të bërtitura nga gazetarët gjatë aktivitetit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë