10 orë më parë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun finlandez, Alexander Stubb, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.
Në një postim në X, Osmani e ka falënderuar homologun Stubb për mbështetjen e qëndrueshme të Finlandës ndaj perspektivës euroatlantike të Kosovës.
TË REKOMANDUARA
“Është gjithmonë mirë të flasësh me mikun e dashur të Kosovës, presidentin finlandez Alexander Stubb”, ka shkruar Osmani.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















