| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Ambasada e Türkiyes dhe MATUSITEB-i organizojnë program iftari në Shtip
Në program morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Shkup Fatih Ulusoy, kryetari i Komunës së Shtipit Ivan Jordanov, myftiu i Shtipit Nasir Rexhepi, ashtu si edhe të ftuar të tjerë.
Ambasada e Türkiyes dhe MATUSITEB-i organizojnë program iftari në Shtip
Ambasada e Türkiyes dhe MATUSITEB-i organizojnë program iftari në Shtip / AA
5 orë më parë

Ambasada e Türkiyes në Shkup dhe Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë së Veriut (MATUSITEB) organizuan një program iftari në qytetin e Shtipit, në pjesën qendrore të vendit.

Në iftarin e organizuar në një restorant në Shtip morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Shkup Fatih Ulusoy, kryetari i Komunës së Shtipit Ivan Jordanov, myftiu i Shtipit Nasir Rexhepi, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, politikanë, qytetarë turq të Maqedonisë së Veriut si dhe studentë turq që studiojnë në Shtip. 

Ambasadori Ulusoy, në fjalën e tij, tha se shoqëria turke kontribuon në mënyrë të rëndësishme në zhvillimin e klimës së unitetit dhe vëllazërisë në Maqedoninë e Veriut, e cila mbështetet në pasurinë etnike dhe kulturore.

Ai theksoi se një nga lidhjet njerëzore mes Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut janë edhe të rinjtë turq që studiojnë në këtë vend, duke shtuar se “studentët kontribuojnë në ekonominë e qyteteve ku arsimohen dhe në diversitetin kulturor”.

Ulusoy rikujtoi se ditët e fundit, Fondacioni i Çështjeve Fetare i Türkiyes (TDV) ka hapur për adhurim gjatë muajit të Ramazanit xhaminë më të madhe të Maqedonisë së Veriut të ndërtuar në Shkup dhe ftoi të gjithë ta vizitojnë atë.

Nga ana e tij, Jordanov shprehu kënaqësinë që mori pjesë në këtë iftar si shenjë e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës, unitetit dhe solidaritetit, duke theksuar se kjo është dëshmi e bashkëpunimit që ekziston dhe që pritet të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë