| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Ministrja e Jashtme austriake viziton kryeqytetin e Ukrainës
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, në lidhje me vizitën e kryediplomates austriake ka deklaruar se pret me padurim bisedime të frytshme për të çuar përpara partneritetin dypalësh.
Ministrja e Jashtme austriake viziton kryeqytetin e Ukrainës
Ministrja e Jashtme austriake viziton kryeqytetin e Ukrainës / AA
12 orë më parë

Ministrja e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger, mbërriti të premten për një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Mbërritja e kryediplomates austriake Meinl-Reisinger u njoftua nga ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.

"Austria është vendi mik dhe partneri ynë i vërtetë, duke demonstruar se neutraliteti nuk është indiferencë", shkroi Sybiha në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X, ndërsa përshëndeti ministren Meinl-Reisinger.

Sybiha shprehu mirënjohje për Austrinë dhe udhëheqjen personale të homologes së saj, duke thënë se pret me padurim bisedime të frytshme për të çuar përpara partneritetin dypalësh.

Sipas transmetuesit publik austriak ORF, Meinl-Reisinger shoqërohet nga Wolfgang Anzengruber, koordinatori qeveritar për rindërtimin e Ukrainës, dhe ligjvënës.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë