12 orë më parë
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, sot zhvilloi një bisedë telefonike me ministren e sapoemëruar të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nadezhda Nejnski.
Mucunski njoftoi në një platformë amerikane të mediave sociale se gjatë bisedës i ka dërguar urime homologes së tij bullgare për emërimin dhe i ka dëshiruar suksese në mandat.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të udhëhiqen nga fqinjësia e mirë, miqësia dhe bashkëpunimi konstruktiv”, theksoi Mucunski gjatë bisedës.
Ai shtoi se ka propozuar mbajtjen e një takimi dypalësh në të ardhmen e afërt “si hap i domosdoshëm drejt ruajtjes së dialogut të hapur dhe angazhimit të përgjegjshëm”.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























