Greqia synon transferimin e migrantëve të parregullt në qendrat në Afrikë, raportuan mediat lokale të premten.
Plani, i avancuar në koordinim me Austrinë, Danimarkën, Gjermaninë dhe Holandën, ka të bëjë me migrantët, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar dhe që nuk mund të kthehen menjëherë në vendet e tyre të origjinës, shpjegoi e përditshmja Kathimerini.
Në këtë kontekst, janë vendosur kontakte fillestare për "qendrat e kthimit" me Kenian, tha ajo, duke shtuar se pritet të pasojnë qasjet ndaj Ugandës dhe Ruandës.
Sipas gazetës, plani do të diskutohet midis pesë vendeve të hënën e ardhshme, përpara se të paraqitet më 5 mars në takimin e Ministrave të Migracionit të BE-së në Bruksel.
Sipas planit, mijëra raste që kanë të bëjnë me migrantët që kanë marrë azil, kryesisht nga Pakistani, Bangladeshi, Siria, Iraku dhe Egjipti, do të rishqyrtohen, me objektivin kryesor kthimin e tyre në vendet e tyre të origjinës, duke shtuar se migrantët që nuk pranohen nga vendi i tyre i origjinës do të transferohen në qendrat e kthimit në Afrikë.























