Opozita e Shqipërisë ka zhvilluar sërish protestë para Kryeministrisë, e cila ka marrë përmasa tensionuese.
Fishekzjarre dhe bomba molotov u hodhën drejt godinës së Kryeministrisë gjatë protestës së katërt të opozitës, ndërsa policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit.
Mbështetësit e opozitës kërkuan dorëheqjen e qeverisë.
Gjatë kohës që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbante fjalën në podium, disa protestues hodhën fishekzjarre dhe bomba molotov drejt godinës së Kryeministrisë dhe forcave të policisë që kishin vendosur perimetrin e sigurisë.
Policia u bëri thirrje protestuesve të ndalonin veprimet e rrezikshme, ndërsa pas përpjekjeve për të qetësuar situatën, nisi përdorimi i ujit me presion për të shpërndarë turmën. Bombat molotovë u shuan menjëherë, ndonëse hedhja e tyre vijoi për disa minuta.























