| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj
Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) do të mbahet më 23 prill.
00:00
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj
Mbetet në fuqi masa arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj / AA
16 Prill 2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GjKKO) ka shtyrë seancën për çështjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim ka kërkuar revokimin ose zëvendësimin e masës së arrestit në burg, ndërkohë sot ishte planifikuar të mbahej seanca gjyqësore për kërkesën e tij.

GjKKO-ja konfirmoi se seanca është shtyrë për më 23 prill, pasi avokatët e Veliajt kanë kërkuar kohë të njihen me aktet e depozituara nga prokurorët.

Veliaj kundërshton masën arrest në burg, ndërkohë në seancën e ardhshme pritet të merret një vendim në lidhje me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj

Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndërkohë, ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, është vendosur masa "ndalim i daljes jashtë shtetit" dhe "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", e dyshuar për disa vepra penale.

Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015 ndërkohë ka mbajtur post edhe në Qeverinë e Shqipërisë, si dhe ka qenë edhe deputet.


Eksploro
Përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë, evakuohen banorët
Vuçiq: Kriza ekonomike globale është e pashmangshme, pasojat janë tashmë të dukshme
Presidenti austriak: Përfaqësuesi i Lartë ende i nevojshëm në Bosnjë e Hercegovinë
Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi
Komisioni i Sigurisë miraton dërgimin e FSK-së në mision në Gaza
Kosovë, shënohet Dita memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
Presidenti Begaj: Samiti i Diasporës Shqiptare zhvillohet në një moment kyç
Shqipëri, opozita vazhdon protestën "Foltore"
Rama: I gatshëm për bashkëpunim me kryeministrin e sapozgjedhur të Hungarisë
Shqipëri: Bllokim treditor për mjetet e tonazhit të rëndë drejt Malit të Zi, BeH-së dhe Serbisë
Ministri Hoxha: Fazë e re bashkëpunimi me diasporën si partner për Shqipërinë 2030
Liderë të Ballkanit urojnë kreun e partisë Tisza, Peter Magyar, për fitoren e zgjedhjeve në Hungari
Besimtarët ortodoksë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kremtojnë Pashkët
Nufi pret shefin e Shtabit italian, theksohet avancimi i partneritetit dhe kapaciteteve ushtarake
Mbahet konferencë për dijetarët shqiptarë të periudhës osmane në Tiranë
Kosova miraton Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë
Kurti në Londër: Dekada e ardhshme mund të jetë e BE-së nëse ajo menaxhon betejat aktuale
Ministri Hoxha për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE: Është prioriteti strategjik kombëtar
Kurti: Kosova dëshiron bashkëpunime dhe më të ngushtë ushtarak me Britaninë e Madhe
Rrëqebulli i Ballkanit filmohet sërish në Shqipëri