| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Malaj: Ekonomia shqiptare ka arritur ta mbajë nën kontroll inflacionin
“Të tre këto elementë i mundësojnë ekonomisë shqiptare që të jetë më e përgatitur për t’u përballur me goditje që mund të vijnë nga jashtë”, theksoi Malaj.
Malaj: Ekonomia shqiptare ka arritur ta mbajë nën kontroll inflacionin
Malaj: Ekonomia shqiptare ka arritur ta mbajë nën kontroll inflacionin/ AA / َAA
 

Ministri i Financave në Shqipëri, Petrit Malaj bëri të ditur misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi vlerësimin periodik të Shqipërisë për vitin 2026, ku vlerësoi rritjen ekonomike, uljen e borxhit publik dhe forcimin e aftësisë së Shqipërisë për të përballuar goditjet e jashtme.

Lidhur me ecurinë e treguesve makroekonomik dhe fiskal, Malaj bëri të ditur se ekipi i FMN-së vlerësoi rritjen e fortë ekonomike të Shqipërisë, borxhin publik në ulje si dhe aftësinë e ekonomisë shqiptare për të mbajtur nën kontroll inflacionin.

“Të tre këto elementë i mundësojnë ekonomisë shqiptare që të jetë më e përgatitur për t’u përballur me goditje që mund të vijnë nga jashtë”, theksoi Malaj.

Malaj siguroi se Ministria e Financave do të vijojë me këtë rrugë duke ndjekur politika fiskale të kujdesshme, duke bërë një rishpërndarje më të drejtë të shpenzimeve buxhetore si dhe duke ndjekur reformat të cilat e çojnë Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian.

“Ekonomi e qëndrueshme dhe më e fortë përballë goditjeve të jashtme”, theksoi Malaj.