| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Agjencia detare britanike: Një tanker nafte goditet nga "predhë e panjohur" pranë Omanit
“Një cisternë nafte, e cila po lundronte drejt daljes nga Ngushtica e Hormuzit, është goditur në pjesën e prapme nga një predhë e panjohur”, njoftoi UKMTO-ja.
Agjencia detare britanike: Një tanker nafte goditet nga "predhë e panjohur" pranë Omanit
Agjencia detare britanike: Një tanker nafte goditet nga "predhë e panjohur" pranë Omanit/ AA / َAA
 

Një tanker nafte është goditur nga një “predhë e panjohur” në Ngushticën e Hormuzit, 11 milje detare në veri të Khasabit, në Oman, njoftoi të shtunën Qendra e Operacioneve të Tregtisë Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

“Një cisternë nafte, e cila po lundronte drejt daljes nga Ngushtica e Hormuzit, është goditur në pjesën e prapme nga një predhë e panjohur”, njoftoi UKMTO-ja në një deklaratë në platformën sociale amerikane X.

Agjencia detare tha se nuk ka raportime për viktima, ndërsa ndikimi i incidentit në mjedis ende nuk është konfirmuar.

UKMTO-ja u bëri thirrje anijeve që lundrojnë në këtë zonë të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, ndërsa autoritetet po e hetojnë incidentin.