Sipas të dhënave të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos) 2024, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), emrat më të përhapur në Kosovë janë Fatime dhe Bajram. Komunikata e ASK-së tregon se emrin Fatime e mbajnë 6 339 gra, ndërsa atë Bajram, 4 485 burra.
Megjithatë, kur përfshihet edhe mërgata, këta emra janë dukshëm më të përhapur. Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrit Civil (ARC), Fatime e kanë 11 836 gra, ndërsa Bajram 11 759 persona.
Të dhënat nga ARC-ja, të aksesueshme edhe përmes aplikacionit “Kërko emrin” në webfaqen e ASK-së, përfshijnë të gjithë qytetarët me dokumente të Kosovës, përfshirë ata që jetojnë jashtë vendit.
Emrat e tjerë më të përhapur janë Emine, Bekim, Agim, Muhamet, Fatmir, Ramadan, Arben dhe Ganimete, ndërsa te mbiemrat dominon rradhitja Krasniqi, Gashi dhe Berisha.



















