SPORT
3 MINUTA LEXIMI
Fitore e 3-fishtë e skuadrave shqiptare në Ligën e Konferencës
Sukses i jashtëzonshëm i skuadrave shqiptare në kuadër të xhiros së 3-të për kualifikime në Ligën e Konferencës, me ç’rast Partizani triumfoi si mysafir, ndërsa Ballkani dhe Struga si nikoqirë.
Fitore e 3-fishtë e skuadrave shqiptare në Ligën e Konferencës
Fitore e 3-fishtë e skuadrave shqiptare në Ligën e Konferencës.     /Foto: FK Partizani Albania
11 Gusht 2023

Në kuadër të ndeshjeve të para të xhiros së 3-të për kualifikime në Ligën e Konferencës skuadrat shqiptare kanë arritur të sigurojnë fitore të rëndësishme.

Partizani i Tiranës ka fituar me shifrat 2-1 në Letoni përballë Valmieras dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt play-off të Ligës së Konferencës.

Ka qenë një fitore e vuajtur e të kuqve të cilët kishin vështirësi të dilnin në lojën e tyre në pjesën e parë ku vendasit kishin kontrollin e lojës dhe kishin rastet më të mira teksa edhe gjetën rrjetën me një gjuajtje të Gustavo Silvas.

Por, në pjesën e dytë, Zekiç ndryshoi lojën e të tijve dhe Partizani krijoi më shumë lojë e raste, duke rrezikuar disa herë katërkëndorin e vendasve. Cara ishte ai i cili vendosi baraspeshë në shifra, ndërsa më pas Rrapaj me një goditje nga distanca përfitoi nga rrëshqitja e portierit për të shënuar golin e përmbysjes 2-1.

Po ashtu, edhe kampioni i Kosovës, Ballkani, ende nuk di për humbje në kualifikimet e Ligës së Konferencës, ku dje e mposhti skuadrën e Lincoln Red Imps të Gjibraltarit.

Gjithçka u vendos brenda tri minutave, ku fillimisht Meriton Korenica shënoi për 1:0 në minutën e 59′, kurse Lorenc Trashi thelloi epërsinë në 2:0 në minutën e 62′ të ndeshjes.

Ndërkohë Struga Trim Lum regjistroi edhe një fitore tjetër në garat europiane në kuadër të xhiros së tretë eliminatore të Ligës së Konferencës, kundër kampionëve të Luksemburgut, Swift Hesperange.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3:1, në të cilën fjalën kryesore e pati sulmuesi kryesor i Strugës, Besart Ibraimi, që shënoi që të tre golat.

BURIMI:TRT Balkan
Eksploro
Boksieri shqiptar ​Jurgen Uldedaj bëhet kampion bote në versionin IBO
Messi nis “play-off”-in me spektakël dhe dy gola për Inter Miamin
Shqipëria dhe Kosova përparojnë në listën e FIFA-s, BeH-ja dhe Serbia shënojnë rënie
Kosova vazhdon kontratën me trajnerin Franco Foda edhe për dy vjet
Hysaj, lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares
Kosova vazhdon ëndrrën e Botërorit me fitore ndaj Suedisë
Përballja Serbi - Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare
Trajneri Foda optimist për rezultatin e Kosovës në ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Suedisë
Marc Marquez fiton kampionatin botëror MotoGP 2025
ShBA-ja zotohet të garantojë pjesëmarrjen e Izraelit në FIFA 2026
Kreu i Federatës Turke të Futbollit thirrje FIFA-s dhe UEFA-s: Përjashtoni Izraelin
Qyteti i Amsterdamit miraton mocionin për t'i shpallur të padëshiruara klubet sportive izraelite
Dembele fiton Topin e Artë dhe nderon nënën: Edhe kur bota më braktisi, nëna ime qëndroi pranë meje
Tifozët e Galatasarayit tregojnë solidaritet me Palestinën para ndeshjes së UEFA-s në Frankfurt
Türkiye fitoi medaljen e argjendtë në EuroBasket 2025
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për herë të parë në Shqipëri
Futboll, Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Letonisë
Kosova mposht Suedinë në “Fadil Vokrri”
Donjeta Sadiku eliminohet nga Botërori i Boksit pas një dueli të ngushtë me nënkampionen e botës
EuroBasket 2025: Türkiye mposht Suedinë 85-79 për t'u kualifikuar në çerekfinale