28 Nëntor 2025
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam 2025 në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Federata e Xhudos në Kosovë ka bërë të ditur se Distria ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me "Yuko" Karina Efimovan nga Rusia.
Në çerekfinale xhudistja kosovare e mposhti me "wazaari" Gefen Primon nga Izraeli, ndërsa në gjysmëfinale humbi me "Yuko": nga Reka Pupp e Hungarisë.
TË REKOMANDUARA
Për medaljen e bronztë, Krasniqi mposhti me 3 "Yuko" Naomi Van Krevelin nga Holanda. “Krenarë për ty, Distria! Një medalje bronzi që digjet si flakë në Ditën e Flamurit!”, shkroi federata pasi Distria zuri vendin e tretë në këto gara.
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka dy medalje olimpike.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë




















