| Albanian
LINDJA E MESME
1 minuta leximi
ShBA-ja lejon cisternat iraniane në Ngushticën e Hormuzit për të ruajtur furnizimin global me naftë
“Anijet iraniane kanë filluar të dalin dhe ne e kemi lejuar këtë të ndodhë për të furnizuar pjesën tjetër të botës”, njoftoi sekretari amerikan i Thesarit.
ShBA-ja lejon cisternat iraniane në Ngushticën e Hormuzit për të ruajtur furnizimin global me naftë
ShBA-ja lejon cisternat iraniane në Ngushticën e Hormuzit për të ruajtur furnizimin global me naftë / Reuters
6 orë më parë

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi sot se ShBA-ja po i lejon anijet cisternë iraniane të naftës të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit me qëllim ruajtjen e furnizimeve globale me naftë.

“Anijet iraniane kanë filluar të dalin dhe ne e kemi lejuar këtë të ndodhë për të furnizuar pjesën tjetër të botës”, tha Bessenti për kanalin televiziv “CNBC”, duke shtuar se anijet cisternë që furnizojnë Indinë, e kishin kaluar tashmë Ngushticën e Hormuzit dhe se besohet se disa anije kineze po e kalojnë gjithashtu.

Bessenti sqaroi se administrata priste që trafiku i anijeve cisternë nëpër Ngushticë të rritej më tej përpara se marina amerikane dhe forcat aleate të fillonin shoqërimin e anijeve tregtare nëpër kanalin ujor.

Ngushtica e Hormuzit është mbyllur në mënyrë efektive për transportin e rregullt tregtar që nga fillimi i marsit për shkak të sulmeve hakmarrëse iraniane, ndërsa sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit vazhdojnë.

Rreth 20 milionë fuçi naftë kalojnë nëpër këtë ngushticë detare çdo ditë dhe ndërprerjet kanë rritur çmimet globale të naftës, duke ngritur shqetësime lidhur me furnizimet me energji dhe çmimet e ushqimeve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë