Ndërsa vazhdon lufta e re në Lindjen e Mesme, mijëra shtetas të huaj po përpiqen të largohen nga vendet e prekura. Disa nga shtetet e rajonit i kanë evakuar qytetarët e tyre në atdhe, ndërsa autoritet në Shqipëri dhe Kosovë kanë apeluar qytetarëve të tyre të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në ato vende derisa të sigurohet masë konkrete evakuimi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë këshillon qytetarët të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë me përparësi mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale.
Nga minstria kërkohet po ashtu që qytetarët të ndjekin zhvillimet përmes burimeve mediatike të besueshme dhe kanaleve zyrtare të informacionit, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale, si edhe të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit gjithmonë të gatshmeNdërkohë Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi njoftoi se po ndjek zhvillimin e situatës pas bllokimit të hapësirës ajrore në Emirate dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe institucionet në Kosovë.
“Qytetarët janë ftuar të regjistrohen dhe të dorëzojnë të dhënat personale për organizimin e mundshëm të evakuimit, përfshirë mundësinë e fluturimeve nga Xheda ose Riadi në koordinim me autoritetet saudite”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi.
Një grup prej 156 personash nga Bosnjë e Hercegovina pritej të mbërrinte sot me fluturimin e parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por fluturimi u anulua dhe ende nuk është njoftuar një orar i ri nisjeje apo mbërritjeje. Është hapur mundësia e organizimit të një fluturimi të jashtëzakonshëm dhe vendimi do të merret në përputhje me vlerësimin e situatës së sigurisë.
Nga ana tjetër shtetas të Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Serbisë të evakuuar nga Izraeli, mbërritën në Beograd mbrëmë rreth orës dy pas mesnate me një fluturim special të kompanisë nga Sharm el-Sheikh, i organizuar nga Qeveria e Serbisë
Evakuimi i shtetasve të Serbisë



















