| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Trump: Teherani dëshiron “shumë” të arrijë një marrëveshje
Presidenti amerikan tha se bisedime të tjera priten në fillim të javës së ardhshme dhe paralajmëroi Teheranin për pasoja serioze nëse negociatat dështojnë.
Trump: Teherani dëshiron “shumë” të arrijë një marrëveshje
Trump: Teherani dëshiron “shumë” të arrijë një marrëveshje / Reuters
7 Shkurt 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani “dëshiron shumë të arrijë një marrëveshje”, pas “bisedimeve të mira” të zhvilluara në Oman.

“Duhet të shohim se çfarë do të jetë ajo marrëveshje. Por, mendoj se Irani duket se dëshiron shumë të arrijë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One.

Trump përmendi lëvizjeve ushtarake amerikane në rajon. 

“Kemi një armatë të madhe dhe një flotë të madhe që po shkon në atë drejtim, do të jetë atje shumë shpejt. Pra, do të shohim si do të funksionojë kjo”, tha ai.

Presidenti amerikan tha se bisedime të tjera priten në fillim të javës së ardhshme dhe paralajmëroi Teheranin për pasoja serioze nëse negociatat dështojnë.

“Do të takohemi sërish në fillim të javës së ardhshme dhe ata duan të bëjnë një marrëveshje, Irani, siç edhe duhet të duan ta bëjnë. Ata i dinë pasojat nëse nuk e bëjnë. Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, pasojat do të jenë shumë të rënda”, theksoi Trump.

Ai përjashtoi çdo marrëveshje që do t’i lejonte Iranit të ketë armë bërthamore. 

“Por një gjë dhe që në fillim, pa armë bërthamore. Nëse do ta kishim bërë atë marrëveshje dy vjet më parë, do ta kishim bërë, por ata nuk ishin të gatshëm ta pranonin. Tani ata janë të gatshëm të bëjnë shumë më tepër sesa do të bënin një vit e gjysmë më parë apo edhe një vit më parë, kur ne fillimisht, mos harroni, ne kemi vetëm saktësisht një vit që merremi me këtë dhe e nisëm me ta disa muaj pas fillimit të këtij mandati”, tha ai.

Bisedimet indirekte mes ShBA-së dhe Iranit në Oman u mbajtën të premten.

Ministri iranian i Punëvve të Jashtme, Abbas Araghchi, i përshkroi bisedimet si një “fillim të mirë”, duke theksuar se ato mund të vazhdojnë nëse tejkalohet atmosfera e mosbesimit. Ai tha se u ra dakord që procesi të vazhdojë dhe palët mund të mblidhen sërish në Muskat në një datë të mëvonshme.

Ministri i Punëve të Jashtme i Omanit, Badr Albusaidi, tha se bisedimet ishin “shumë serioze”, duke ndihmuar në qartësimin e qëndrimeve të të dyja palëve dhe në identifikimin e fushave për përparim të mundshëm.

Irani dhe ShBA-ja rifilluan diplomacinë indirekte bërthamore pas javësh tensionesh të shtuara, të nxitura nga kërcënimi i Trumpit për veprime ushtarake kundër vendit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Zelenskyy: ShBA-ja i jep afat Ukrainës dhe Rusisë për përfundimin e luftës “deri në fillim të verës”
“ShBA-ja planifikon takimin e Bordit të Paqes për rindërtimin e Gazës më 19 shkurt”
BE-ja synon të godasë sektorët kyç rusë me sanksione të reja
Bisedimet ShBA–Iran në Oman përfundojnë pa zhvillime të rëndësishme nga asnjëra palë
ShBA-ja vendos sanksione ndaj subjekteve dhe anijeve të lidhura me tregtinë e naftës iraniane
Trump: Irani tentoi të rifillojë programin bërthamor pas goditjeve amerikane gjatë verës
Izraeli thirrje për gatishmëri në rast lufte me Iranin, kërkon përgatitjen e strehimeve të sigurta
Macron: Franca po punon për të rifilluar dialogun me presidentin rus
Starmer dhe Trump diskutojnë rreth Ukrainës dhe marrëveshjes për Ishujt Chagos
Irani i shpall ushtritë evropiane “grupe terroriste” në një veprim hakmarrës
Orban: Anëtarësimi i Ukrainës në BE është “jashtë çdo diskutimi”, paralajmëron pasoja ekonomike
Ministri i Jashtëm iranian: Teherani dhe Ankaraja ndajnë synimin për prosperitetin e rajonit
Reagon Afganistani pas thirrjes së OKB-së: Qeverisja është “çështje të brendshme”
Shtetet baltike bien dakord për një zonë “Shengen” të lëvizshmërisë ushtarake
Trump thotë se një “numër më i madh anijesh” po drejtohet drejt Iranit, sinjalizon marrëveshje
BE-ja nis procedurë ligjore kundër Sllovakisë për mbrojtjen e sinjalizuesve
ShBA-ja: Jemi shumë afër një marrëveshjeje Ukrainë-Rusi
Izraeli shpall "non grata" diplomatin e Afrikës së Jugut, urdhëron deportimin brenda 72 orëve
Ligji i ri në Belgjikë lejon heqjen e shtetësisë për personat që kryejnë krime të rënda
Macron mbështet marrëveshjen midis qeverisë siriane dhe YPG-së