| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Erdoğan diskuton me homologun francez nevojën për rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje brenda NATO-s
Erdoğan i tha Macronit se konfliktet në rajon dhe në mbarë botën e bëjnë “të domosdoshme rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje mes aleatëve të NATO-s”.
Erdoğan diskuton me homologun francez nevojën për rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje brenda NATO-s
Erdoğan diskuton me homologun francez nevojën për rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje brenda NATO-s / AA
5 orë më parë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, ka diskutuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje mes aleatëve të NATO-s në kushtet e konflikteve rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njoftoi se liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, konfliktet në rajon, si dhe çështje rajonale dhe globale.

Erdoğan i tha Macronit se konfliktet në rajon dhe në mbarë botën e bëjnë “të domosdoshme rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje mes aleatëve të NATO-s”.

Ai theksoi se “është e rëndësishme të përshpejtohen hapat e përbashkët në industrinë e mbrojtjes që prej kohësh janë vonuar”.

Erdoğan gjithashtu tha se zgjatja e konfliktit në Iran do të ishte “burim paqëndrueshmërie si për rajonin ashtu edhe për botën” dhe se Türkiye po bën “përpjekje intensive për të forcuar terrenin diplomatik dhe për t’u rikthyer në negociata”.

Ai shtoi se Ankaraja po monitoron nga afër zhvillimet në Republikën Islamike dhe se "ajo është e pikëlluar për vdekjet e civilëve dhe e shqetësuar për rritjen e tyre”.