| albanian
BOTA
2 minuta leximi
Meksikë, rritet në 64 numri i viktimave nga përmbytjet
Në një deklaratë të bërë nga Koordinatori Kombëtar për Mbrojtjen Civile (CNPC) u njoftua se numri i të vdekurve është rritur që nga java e kaluar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm të shkaktuar nga stuhitë tropikale.
Meksikë, rritet në 64 numri i viktimave nga përmbytjet
Meksikë, rritet në 64 numri i viktimave nga përmbytjet
14 Tetor 2025

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Meksikë është rritur në 64, dhe numri i të zhdukurve është rritur në 65.

Në një deklaratë të bërë nga Koordinatori Kombëtar për Mbrojtjen Civile (CNPC) u njoftua se numri i të vdekurve është rritur që nga java e kaluar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm të shkaktuar nga stuhitë tropikale Priscilla dhe Raymond.

Në deklaratë gjithashtu vihet në dukje se numri i të vdekurve në shtetet Veracruz, Puebla, Hidalgo, Queretaro dhe San Luis Potosí është rritur në 64, dhe numri i të zhdukurve është rritur në 65.

Në konferencën e saj të përditshme për shtyp në Pallatin Kombëtar, Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, njoftoi se ekipet janë mobilizuar për të ndihmuar qytetarët e prekur nga përmbytjet në shtete.

Sheinbaum deklaroi se ekipe të reja janë dërguar në shtete për të ofruar më efektivisht ndihmë, të tilla si veshmbathje, produkte higjienike, ujë të pijshëm dhe ushqim. "Ne do t'ia kushtojmë gjithë zemrën tonë përpjekjeve të rimëkëmbjes dhe do t'i mbështesim viktimat", shtoi ajo.

Sipas medias meksikane, numri i njerëzve të prekur nga katastrofa më e keqe e përmbytjeve në vitet e fundit ka tejkaluar 250.000 dhe numri i shtëpive të dëmtuara ka tejkaluar 50.000.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
OKB-ja: Bota po humbet 10 milionë hektarë pyje tropikale çdo vit
Franca lejon kompanitë izraelite të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të sigurisë
Kancelari gjerman, Merz: BE-ja duhet të transformohet në një bashkim evropian të mbrojtjes
Kryeministri polak, Tusk: Hekurudha Varshavë-Lublin u sabotua me mjete shpërthyese
Ukraina thotë se 4 persona u vranë dhe 15 u plagosën nga sulmet ajrore ruse në rajonet e Kharkivit
Të paktën 32 të vdekur në RD të Kongos pas shembjes së urës në minierën e bakrit
Trump: ShBA-ja mund të negociojë me Maduron teksa rritet prania ushtarake
Zhvillohet protestë pranë Shtëpisë së Bardhë kundër politikave të administratës Trump
Shpërthejnë përleshjet në protestën kundër dhunës në Mexico City, 20 të plagosur
Trumpi thotë se “nuk di asgjë” për vajzat e përmendura në emailin e sapo publikuar të Epsteinit
Pelegrinët myslimanë përqafojnë reshjet e rralla në Mekë gjatë tavafit rreth Qabes
Zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Hong Kongut
Shpërthim në një fabrikë agrokimike në Argjentinë, 20 të plagosur
Egjipti dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim në Sudan dhe zbatim të plotë të marrëveshjes në Gaza
Studentë në mbarë Italinë protestojnë kundër qeverisë së kryeministres Meloni
Trump kërkon hetim për lidhjet e Epstein me të ish-presidentin Clinton dhe figurave të tjera
Kryediplomati sirian takon investitorët britanikë në Londër për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik
Kina zbulon depozitën e saj më të madhe të vetme të arit në më shumë se 70 vjet
ShBA-ja i ofron Belgjikës mbështetje për ta luftuar kërcënimin nga dronët
Europol: Autoritetet sekuestruan tonë kimikatesh në Evropën Qendrore dhe Lindore