NATO-ja ka paralajmëruar Danimarkën për numrin e ulët të avionëve luftarakë dhe i ka kërkuar vendit ta rrisë kapacitetin e saj luftarak ajror, raportoi transmetuesi "DR News".
NATO-ja po paralajmëron se Danimarka duhet të rrisë forcën e avionëve luftarakë të Forcave Ajrore me 60 për qind për të përmbushur objektivin e përditësuar së fundmi të aleancës prej 43 avionësh, sipas burimeve të DR-së.
Kjo rritje korrespondon me blerjen nga Danimarka të 16 avionëve luftarakë të tjerë F-35 nga ShBA-ja dhe prodhuesi i avionëve "Lockheed Martin".
Që nga lufta në Ukrainë, porosia e avionëve luftarakë nga Danimarka është bërë një problem në rritje, pasi flota aktuale është e pamjaftueshme për të operuar armët e reja sulmuese që qeveria planifikon të blejë.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha të mërkurën se Danimarka planifikon të investojë në armë precize me rreze të gjatë veprimi për të "frenuar rusët".
Danimarka njoftoi gjithashtu javën e kaluar se do ta bëjë blerjen e saj më të madhe të armëve ndonjëherë, duke blerë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore me bazë tokësore me vlerë 58 miliardë korona daneze (9,11 miliardë dollarë).