Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi të hënën se vendi i tij e ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.
Ai theksoi se kjo njohje përbën “zgjidhjen e vetme që do t’i mundësojë Izraelit të jetojë në paqe”.
Macron gjithashtu theksoi se vendimi i Francës është “dështim për Hamasin, si dhe për të gjithë ata që nxisin antisemitizmin, ushqejnë obsesione anticioniste dhe dëshirojnë shkatërrimin e shtetit të Izraelit”.
Ai falënderoi shtetet që gjatë periudhës së kaluar gjithashtu e kanë njohur Palestinën, përfshirë Andorrën, Australinë, Belgjikën, Kanadanë, Luksemburgun, Maltën, Monakon, Portugalinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe San Marinon.
Sipas tij, kjo njohje “hap rrugën për negociata të dobishme dhe sjell dobi si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët” në drejtim të ndërtimit të një “plani paqeje dhe sigurisë për të gjithë”.
Konferencën e bashkëkryesuan Franca dhe Arabia Saudite dhe përbën vazhdimësi të një takimi të ngjashëm të mbajtur në korrik.
Që nga 7 tetori 2023, operacionet ushtarake izraelite në Gaza kanë vrarë mbi 65.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.