2 orë më parë
Mbi 600 zjarrfikës protestuan në qytetin verior francez, Lille, për ta denoncuar mungesën e stafit dhe të burimeve dhe kushtet e dobëta të punës.
Gjatë demonstratës, zjarrfikësit bllokuan unazën e qytetit përpara se të marshonin drejt godinës së Shërbimit të Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (SDIS), ku ndezën një zjarr të madh si pjesë e protestës.
TË REKOMANDUARA
Tensionet u rritën në vendngjarje pasi policia ndërhyri për ta siguruar zonën, ndërkohë që zjarrfikësit vazhduan t’i shprehin kërkesat e tyre për rritjen e nivelit të stafit dhe përmirësimin e kushteve të punës.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë





















