| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Certifikohet rezultati i zgjedhjeve parlamentare, i hapet rrugë formimit të institucioneve në Kosovë
Me certifikimin e rezultateve, tani është hapur rruga për hapat e mëtejmë institucionalë drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe më pas formimit të qeverisë së re.
Certifikohet rezultati i zgjedhjeve parlamentare, i hapet rrugë formimit të institucioneve në Kosovë
Certifikohet rezultati i zgjedhjeve parlamentare, i hapet rrugë formimit të institucioneve në Kosovë / AA
5 orë më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vota unanime ka bërë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se rezultatet nuk ndryshojnë nga ato të ditës së shpalljes së rezultateve.

Nga rezultatet përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e këtyre zgjedhjeve me 51,10 për qind të votave të përgjithshme, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zënë vendin e dytë me 20,19 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është renditur e treta me 13,24 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) siguroi 5,50 për qind të votave, ndërsa partia Lista Serbe ka marrë 4,49 për qind.

Me certifikimin e rezultateve, tani është hapur rruga për hapat e mëtejmë institucionalë drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe më pas formimit të qeverisë së re.

Pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë, priten diskutime për çështjen e presidentit. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë bisedime me partitë e ish-opozitës për të kërkuar mbështetje edhe për një mandat për presidenten Vjosa Osmani, së cilës i skadon mandati në prill.