| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
I dërguari i ShBA-së: Bashkimi i Sirisë në koalicionin anti-DAESh shënon një kapitull të ri
Tom Barrack tha se pjesëmarrja e Sirisë në takimin e koalicionit kundër DAESh-it në Riad përfaqëson një hap të ri drejt sigurisë kolektive rajonale
I dërguari i ShBA-së: Bashkimi i Sirisë në koalicionin anti-DAESh shënon një kapitull të ri
I dërguari i ShBA-së: Bashkimi i Sirisë në koalicionin anti-DAESh shënon një kapitull të ri / AA
9 orë më parë

Pjesëmarrja e Sirisë në takimin e së hënës të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga ShBA-ja kundër DAESh “shënon një kapitull të ri në sigurinë kolektive”, deklaroi të martën i dërguari i ShBA-së, Tom Barrack.

“Zgjidhje rajonale, përgjegjësi e përbashkët. Pjesëmarrja e Sirisë në takimin e Koalicionit D-ISIS në Riad shënon një kapitull të ri në sigurinë kolektive”, shkroi Barrack në platformën X.

Komentet e tij erdhën pasi ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad al-Shaibani, dhe shefi i inteligjencës siriane, Hussein al-Salama, morën pjesë në takimin e mbajtur të hënën në kryeqytetin saudit Riad.

Në takim mori pjesë edhe Barrack, i cili u takua me ministrin Shaibani në margjinat e ngjarjes.

Në një deklaratë të publikuar pas takimit, koalicioni ndërkombëtar e mirëpriti Sirinë si anëtaren e tij të 90-të.

Siria u bashkua zyrtarisht me koalicionin anti-ISIS në nëntor të vitit të kaluar. Koalicioni u formua në vitin 2014 dhe ka kryer operacione ushtarake kundër grupit terrorist në Siri dhe Irak, ndonëse Damasku nuk ishte më parë anëtar.

Administrata e re siriane ka punuar për forcimin e sigurisë në të gjithë vendin që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë