| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
CENTCOM-i: Mbi 50 mijë trupa amerikane të përfshira në sulmet ShBA–Izrael kundër Iranit
Komanda Qendrore e ShBA-së bën të ditur se 200 avionë luftarakë dhe dy aeroplanmbajtëse po marrin pjesë gjithashtu në sulme, ndërsa gati 2.000 objektiva janë goditur në të gjithë vendin.
CENTCOM-i: Mbi 50 mijë trupa amerikane të përfshira në sulmet ShBA–Izrael kundër Iranit
CENTCOM-i: Mbi 50 mijë trupa amerikane të përfshira në sulmet ShBA–Izrael kundër Iranit / AP
4 orë më parë

Mbi 50.000 trupa, 200 avionë luftarakë dhe dy aeroplanmbajtëse po marrin pjesë në sulmet e përbashkëta të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, tha të martën komandanti i Komandës Qendrore të ShBA-së (CENTCOM), Admirali Brad Cooper.

Në një video konferencë, Cooper tha se operacioni, tashmë në ditën e tij të katërt, përfaqëson grumbullimin më të madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme në një gjeneratë.

Ai tha se forcat amerikane dhe izraelite kanë goditur gati 2.000 objektiva në të gjithë Iranin, duke përdorur më shumë se 2.000 municione që nga fillimi i fushatës.

Irani është përgjigjur me sulme të gjera hakmarrëse, duke lëshuar më shumë se 500 raketa balistike dhe mbi 2.000 dronë, sipas Cooper.

“Po fundosim gjithashtu marinën iraniane, të gjithë marinën. Deri tani kemi shkatërruar 17 anije iraniane”, tha ai.

Pavarësisht kundërpërgjigjes, Cooper tha se aftësia e Iranit për të goditur forcat amerikane dhe aleatët po dobësohet ndërsa fushata vazhdon.

Tensionet janë përshkallëzuar në të gjithë rajonin që kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të gjera ndaj Iranit të shtunën, duke vrarë gati 800 persona, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Irani është përgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë në shënjestër Izraelin, si edhe vendete e Gjirit, ku ndodhen baza dhe asete ushtarake amerikane.

Gjashtë ushtarë amerikanë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm iranian ndaj një qendre taktike operacionale në Kuvajt gjatë operacionit, njoftoi CENTCOM.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë