| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Në vendet e rajonit vazhdojnë përgatitjet për Bajramin e Fitrit
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në vende të tjera qytetarët po bëjnë përgatitjet e fundit për pritjen e Bajramit të Fitrit.
Në vendet e rajonit vazhdojnë përgatitjet për Bajramin e Fitrit
Në vendet e rajonit vazhdojnë përgatitjet për Bajramin e Fitrit / AA
9 orë më parë

Në mbyllje të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë në vendet e Ballkanit vazhdojnë përgatitjet për festën e Bajramit të Madh.

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në vende të tjera qytetarët po bëjnë përgatitjet e fundit për pritjen e Bajramit të Fitrit.

Në prag të festës, në tregjet e kryeqyteteve të vendeve të rajonit si në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe qyteteve të tjera vërehet një frekuentim më i madh nga qytetarët, të cilët bëjnë përgatitjet e fundit me blerjen e produkteve.

Ka një frekuencë në rritje në tregje e pazare, veçanërisht interesi për seksionin e karameleve dhe ëmbëlsirave është shumë i lartë.

Një nga shijet e domosdoshme për festat, bakllavaja zë përsëri vendin e parë në listën e ëmbëlsirave më të kërkuara këtë vit.

Gjithashtu edhe tradita e gatimeve tradicionale është pjesë e pandashme e Bajramit dhe atmosfera është më festive.

Më 20 mars besimtarët myslimanë do të kremtojnë festën e Bajramit të Fitrit, pas mbylljes së muajit të Ramazanit.

Ndërkohë, përgatitjet kanë filluar edhe nëpër xhamitë dhe sheshet e vendeve të rajonit, për faljen e namazit të Bajramit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë