Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje qytetarëve të saj të cilët ndodhen në Iran që sa më shpejt të largohen nga ky vend.
"Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Republikën Islamike të Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të RMV-së që ndodhen në territorin e këtij vendi të largohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt", thuhet në njoftim.
Në të njëjtën kohë, MPJ-ja apelon që të shtyhen të gjitha udhëtimet jothelbësore për në Iran.
"Ministria e Punëve të Jashtme ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, përmes linjës telefonike SOS +389 75 268 736, e cila është në dispozicion 24 orë, adresën elektronike globalsos@mfa.gov.mk si dhe përmes numrit të telefonit zyrtar të Misionit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Maqedonisë në Ankara: +90 539 456 97 10", thuhet mes të tjerash në njoftimin e MPJ-së.



















