| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
I jepet lamtumira ikonës së kinematografisë shqiptare, kryhen homazhet e fundit për Margarita Xhepën
Ministra, deputetë, politikanë, personalitete nga fusha të ndryshme, artistë dhe qindra qytetarë i kanë bërë homazhe për nder të figurës dhe kontributit të aktores Xhepa, duke e përcjellë për në banesën e fundit.
00:00
I jepet lamtumira ikonës së kinematografisë shqiptare, kryhen homazhet e fundit për Margarita Xhepën
I jepet lamtumira ikonës së kinematografisë shqiptare, kryhen homazhet e fundit për Margarita Xhepën / AA

Në Shqipëri është mbajtur homazh për nder të aktores së njohur shqiptare Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë të enjten.

Ceremonia e homazheve është organizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Ministra, deputetë, politikanë, personalitete nga fusha të ndryshme, artistë dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe për nder të figurës dhe kontributit të aktores Xhepa, duke i dhënë lamtumirën e fundit.

Aktorja Margarita Xhepa u nda nga jeta në Tiranë më 3 prill në moshën 91-vjeçare.

Ajo lindi më 2 prill 1934 në Lushnjë dhe gjatë karrierës së saj të pasur ka luajtur në dhjetëra role në kinematografi dhe teatër.

Xhepa mban dekoratën "Nderi i Kombit", si dhe çmime dhe dekorata të tjera.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë