Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi sot se Ankaraja "kundërshton plotësisht çdo plan që synon të provokojë luftë civile në Iran dhe të nxisë konflikte përgjatë vijave etnike ose fetare".
Fidani i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët për mediat pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, në kryeqytetin Ankara.
Komentet e tij erdhën ndërsa sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, të nisura më 28 shkurt, kanë vrarë rreth 1.300 persona dhe kanë plagosur mijëra të tjerë.
Tensionet përfshinë Lindjen e Mesme pasi Izraeli dhe ShBA-ja nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, të cilat deri më tani kanë vrarë mbi 1.300 persona, përfshirë Ali Khamenein, ish-udhëheqësin suprem të vendit, si dhe mbi 150 nxënëse të një shkolle fillore për vajza. Në sulmet izraelite dhe amerikane gjithashtu janë plagosur mbi 10 mijë persona.
Teherani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjuar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe disa vende të Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.




















