| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Mesazhe solidariteti për Spanjën nga vendet e rajonit pas aksidentit hekurudhor
Të paktën 39 persona humbën jetën dhe 152 të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë hekurudhor që ndodhi mbrëmë, kur dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në jug të Spanjës.
Mesazhe solidariteti për Spanjën nga vendet e rajonit pas aksidentit hekurudhor
Mesazhe solidariteti për Spanjën nga vendet e rajonit pas aksidentit hekurudhor / Reuters
19 Janar 2026

Vendet e Ballkanit i kanë dërguar mesazhe solidariteti Spanjës pas një aksidenti hekurudhor pranë qytetit të Kordobës në rajonin jugor spanjoll të Andaluzisë, ku humbën jetën të paktën 39 persona.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkroi në rrjetin social të kompanisë amerikane X: "Në emër të popullit shqiptar dhe personalisht, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të të ndjerëve dhe shpreh solidaritet me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë kohë të vështirë".

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha në X se vendi i saj qëndron me Spanjën. "Lajmi për aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjën jugore, në të cilin shumë njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, na ka tronditur thellë. U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve", shkroi ajo.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u shprehu ngushëllime familjeve të të ndjerëve dhe shprehu solidaritet me popullin spanjoll përmes një deklarate në X.

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiq, theksoi në profilin e tij në rrjetet sociale se Bosnjë e Hercegovina solidarizohet me Spanjën ndërsa u shprehu ngushëllime familjeve të të ndjerëve dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq shkroi në X se vendi i tij solidarizohet me Spanjën. "Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik hekurudhor në të cilin humbën jetën shumë njerëz. U uroj të plagosurve shërim të shpejtë", tha ai.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq shkroi në profilin e tij X: "Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë më ka trishtuar vërtet. Mendimet tona janë me të ndjerit, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga ky aksident. Në këtë kohë të vështirë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe shpreh solidaritetin tim me popullin dhe qeverinë spanjolle".

Presidenti bullgar Rumen Radev shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij familjeve të të ndjerëve në një postim në X, duke deklaruar: "Në këtë kohë të vështirë, ne solidarizohemi me popullin spanjoll. U urojmë të plagosurve shërim të shpejtë".

Të paktën 39 persona humbën jetën dhe 152 u plagosën


Të paktën 39 persona humbën jetën dhe 152 u plagosën në një aksident të rëndë hekurudhor që ndodhi mbrëmë kur dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në jug të Spanjës, konfirmuan autoritetet.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:40 sipas kohës lokale, kur një tren që udhëtonte nga Malaga për në Madrid doli nga shinat pranë Adamuzit, në provincën e Kordobës, duke hyrë në një shinë ngjitur.

Për shkak të kësaj, një tren i dytë që udhëtonte nga Madridi për në Huelva doli gjithashtu nga shinat.

Trafiku hekurudhor midis Madridit dhe disa qyteteve andaluziane, përfshirë Seviljen, Malagën, Kordobën dhe Huelvën, u pezulluan gjithashtu sot, Operatori i trenit Renfe tha se më shumë se 130 shërbime ishin anuluar dhe ofroi transferta dhe rimbursime falas për pasagjerët e prekur.

Adif, menaxheri i infrastrukturës hekurudhore të Spanjës, ka hapur një linjë ndihme për të afërmit e viktimave.

Spanja pësoi një nga aksidentet më të këqija hekurudhore në vitin 2013, kur një tren me shpejtësi të lartë në linjën Madrid-Galicia doli nga shinat, ku humbën jetën 79 persona ndërsa 179 të tjerë u plagosën.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
McAllister: E vlerësojmë që integrimi në BE është prioritet për Shqipërinë
Gonxhja: Shqipëria dhe Türkiye gëzojnë marrëdhënie të mira, reflektohen edhe në fushën e turizmit
Thaçi në fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale: Jam plotësisht i pafajshëm
BE-ja: Kurti është zotuar të diskutojë për integrimin e strukturave paralele serbe në Kosovë
Miratohet deklarata e përbashkët e Tiranës për Korridorin VIII
Spiropali: Korridori VIII është aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë evropiane
Myftiu i Kosovës, Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit, ku besimtari pastrohet nga gabimet
Në Shqipëri mbahet Ministeriali i Korridorit 8
Kurti kërkon Gjykatë Speciale ndërkombëtare për “Sarajevo Safari”, përmend edhe Vuçiqin
Erdoğan uron Osmanin për Pavarësinë, riafirmon mbështetjen për Kosovën
Vuçiq pretendon se shpallja e pavarësisë së Kosovës nisi rrënimin e rendit botëror
Rama uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës përmes një telefonate
Takimi Kurti - Begaj në Prishtinë: Vullnet i përbashkët për thellim të raporteve ndërshtetërore
Qytetarët “pushtojnë” rrugët e Prishtinës, bëjnë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Vazhdojnë përgatitjet për muajin e Ramazanit në Shkup
Ndeshja Shkëndija-Samsunspor do të drejtohet nga gjyqtari norvegjez Rohit Saggi
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokon Qeverinë, paralajmëron grevë të përgjithshme në mars
Macut në Athinë: Serbia mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneritetit strategjik me Greqinë
Kosovë, parakalojnë Trupat e FSK-së dhe Policisë për nder të Ditës së Pavarësisë
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë