| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, arrestohet një person i dyshuar për përdhosje të flamurit të Türkiyes
"D.Z. dyshohet edhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve", thuhet në njoftim.
Kosovë, arrestohet një person i dyshuar për përdhosje të flamurit të Türkiyes
Kosovë, arrestohet një person i dyshuar për përdhosje të flamurit të Türkiyes  / AA
një orë më parë

Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale nga Policia e Kosovës – Departamenti Kundër Terrorizmit, në orët e vona të së enjtes, nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Prokuroria njofton se sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari me inicialet D.Z. pretendohet se para disa ditësh, në një hapësirë publike në Mitrovicën e Jugut, ka përdhosur flamurin e Türkiyes.

"D.Z. dyshohet edhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve", thuhet në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim në koordinim me Policinë e Kosovës - Sektori Rajonal i Hetimeve në Mitrovicë Jugu dhe ai i Hetimeve të Drejtorisë Kundër Terrorizmit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë