Ka përfunduar takimi i 56-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) i cili u mbajt në qytezën Davos të Zvicrës.
Samiti, i cili filloi me një ceremoni hapjeje më 20 janar në Davos, u mbajt këtë vit nën temën "Fryma e Dialogut".
Në samit u mbajtën më shumë se 250 seanca, duke bashkuar 3.000 pjesëmarrës nga mbi 130 vende, përfshirë udhëheqës biznesi, politikanë, akademikë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Samiti, në të cilin morën pjesë 64 krerë shtetesh dhe kryeministra nga vende të ndryshme, diskutoi tema të tilla si pasiguritë globale, rreziqet gjeopolitike dhe gjeoekonomike, ekonomia globale, transformimi teknologjik, inteligjenca artificiale dhe qëndrueshmëria. Drejtues të lartë nga bota turke e biznesit morën pjesë gjithashtu në takimet e Davosit.
Trump la gjurmën e tij në samit
Me presidentin e ShBA-së, Donald Trump që u kthye në Davos si president samiti i WEF u bë një nga takimet më intensive dhe të tensionuara në vitet e fundit.
Trumpi la gjurmën e tij në samit jo vetëm me pjesëmarrjen e tij, por edhe me propozimet radikale që paraqiti dhe luftën për pushtet që ai zhvilloi me Evropën. Pjesëmarrësit në samit formuan radhë të gjata herët përpara sallës së konventës ku Trumpi do të fliste.
Trumpi, deklaratat e të cilit mbi tensionin e Grenlandës me Evropën priteshin me padurim, zbuti disi tensionin në samit duke përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Grenlandë.
Në fjalimin e tij, Trumpi vlerësoi ekonominë amerikane dhe theksoi dominimin absolut të ShBA-së në inteligjencën artificiale. Duke përsëritur qëllimin e tij për të ndaluar plotësisht transferimet e teknologjisë në Kinë, Presidenti amerikan e përshkroi inteligjencën artificiale jo si një "mjet lirie", por si "bastion të ri" të fuqisë së vendit të tij.
Ndërsa në frontin ekonomik, teknologjia dhe veçanërisht inteligjenca artificiale, zuri vendin qendror në Davos.
Investimet në agjentë të inteligjencës artificiale, të cilët do të ndryshojnë rrënjësisht proceset e prodhimit dhe konsumit, u konsideruan si motorë të rëndësishëm të rritjes ekonomike ndërsa mbështetja me kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe Bordi i Paqes i propozuar për Gazën për ta vendosur rendin pas sulmeve izraelite ishin rezultatet më konkrete të samitit.












