LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Forcat izraelite hyjnë në dy qytete në jug të Sirisë, kryejnë kërkime shtëpi më shtëpi
Automjetet e ushtrisë izraelite që transportonin trupa hynë në qytetet Jubata al-Khashab dhe Ufania në periferi të Quneitras, një rajon i vendosur brenda zonës së mosangazhimit në Lartësitë e pushtuara të Golanit.
Forcat izraelite hyjnë në dy qytete në jug të Sirisë, kryejnë kërkime shtëpi më shtëpi
Forcat izraelite hyjnë në dy qytete në jug të Sirisë, kryejnë kërkime shtëpi më shtëpi / AA
11 orë më parë

Forcat izraelite hynë sot në dy qytete jugore siriane dhe filluan një kontroll shtëpi më shtëpi, me disa trupa që qëndronin mbi çati, duke shkaktuar panik midis vendasve, tha media lokale.

Televizioni shtetëror sirian Al-Ikhbariya tha se automjetet e ushtrisë izraelite që transportonin trupa hynë në qytetet Jubata al-Khashab dhe Ufania në periferi të Quneitras, një rajon i vendosur brenda zonës së mosangazhimit në Lartësitë e pushtuara të Golanit.

Ushtria u vendos në zonë, duke kryer kontrolle shtëpi më shtëpi dhe duke u stacionuar mbi çati me dronë izraelitë që fluturonin në lartësi të ulët sipër.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite në lidhje me këto raportim.

Në muajt e fundit, ushtria izraelite ka kryer disa bastisje ndërkufitare në provincat jugore të Sirisë, përfshirë Quneitran, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ndalimin e shkeljeve të sovranitetit të Sirisë.

Pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit në fund të vitit 2024, Izraeli zgjeroi pushtimin e Lartësive të Golanit në Siri duke pushtuar zonën e demilitarizuar tampon, një veprim që shkeli Marrëveshjen e Mosangazhimit të vitit 1974 me Sirinë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë