2 orë më parë
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar të premten vendimin për rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 400 euro (40 mijë lekë) në afro 500 euro (50 mijë lekë), si pjesë e politikave të ndërmarra ndaj qytetarëve dhe punëmarrësve.
Sipas ministres së Ekonomisë dhe të Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vendimi prek rreth 307.850 punonjës të regjistruar në sektorin publik e privat dhe synon mbrojtjen e nivelit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.
TË REKOMANDUARA
Ibrahimaj u shpreh se rritja e pagës minimale pritet të ketë ndikim pozitiv edhe në uljen e informalitetit në tregun e punës, si dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore dhe të të drejtave të punonjësve.
BURIMI:ATA






















