| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Trump kërkon rol në zgjedhjen e liderit të ri të Iranit, djalin e Khameneit e quan të papranueshëm
Presidenti amerikan paralajmëron se një zgjedhje e gabuar mund ta kthejë rajonin në luftë “brenda pesë vitesh”, raporton Axios.
Trump kërkon rol në zgjedhjen e liderit të ri të Iranit, djalin e Khameneit e quan të papranueshëm
Trump kërkon rol në zgjedhjen e liderit të ri të Iranit, djalin e Khameneit e quan të papranueshëm / Reuters
5 orë më parë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi të enjten se pret të përfshihet në përzgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm të Iranit, duke pretenduar se roli i tij do të ishte i ngjashëm me përfshirjen në zgjedhjen e udhëheqjes së Venezuelës pas Nicolas Maduro.

“Duhet të jem i përfshirë në emërim, ashtu siç ndodhi me Delcy (Rodriguez) në Venezuelë”, tha Trump për Axios, duke e hedhur poshtë Mojtaba Khamenein – djalin e udhëheqësit suprem të vrarë Ali Khamenei dhe favorit të përfolur për pasardhës – duke e quajtur atë një “kandidat të papranueshëm”.

Trump e bëri të qartë se nuk do të pranojë një pasardhës që do të vazhdojë politikat e udhëheqësit suprem të vrarë, duke paralajmëruar se kjo mund ta çojë sërish ShBA-në në luftë “brenda pesë vitesh”.

“Ne duam dikë që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran”, tha ai në një intervistë telefonike.

Irani ende nuk ka shpallur emrin e udhëheqësit të ri suprem, që nga momenti kur Khamenei, së bashku me dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë iranianë, u vranë pas nisjes së sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite të shtunën.