Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në kuadër të “Samitit të Paqes në Sharm el-Sheikh” në Egjipt, theksoi rëndësinë e vazhdimit të armëpushimit në Gaza dhe rindërtimin e enklavës.
Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet Türkiye-Francë dhe situata në Gaza.
Erdoğan theksoi vendosmërinë e Türkiyes për të zhvilluar bashkëpunimin me Francën në të gjitha fushat.
Ai po ashtu nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të armëpushimit në Gaza dhe nevojën për rindërtimin e rajonit, duke shtuar se ndihmat e Türkiye për përfundimin e krizës humanitare në zonë do të vazhdojnë pa ndërprerje.
Presidenti Erdoğan gjithashtu theksoi rëndësinë e një zgjidhjeje me dy shtete për arritjen e paqes së qëndrueshme.