| Albanian
LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Ushtria izraelite vret një vajzë palestineze në Gaza pavarësisht armëpushimit
Një vajzë 11-vjeçare u vra në sulmin izraelit në kampin e refugjatëve në Jabalia, tha një burim mjekësor
Ushtria izraelite vret një vajzë palestineze në Gaza pavarësisht armëpushimit
Ushtria izraelite vret një vajzë palestineze në Gaza pavarësisht armëpushimit / TRT Balkan
8 Janar 2026

Forcat izraelite kanë vrarë sot një vajzë palestineze 11-vjeçare në veriun e Rripit të Gazës, duke vazhduar shkeljet e marrëveshjes së armëpushimit të arritur vitin e kaluar, tha një burim mjekësor për Anadolu.

Burimi bëri të ditur se vajza u qëllua për vdekje në kampin e refugjatëve Jabalia, një zonë nga e cila ushtria izraelite ishte tërhequr në kuadër të armëpushimit që hyri në fuqi në tetor të vitit të kaluar.

Dëshmitarët thanë se forcat izraelite të pozicionuara në lindje të kampit hapën zjarr të dendur drejt zonës, duke e goditur drejtpërdrejt vajzën dhe duke e vrarë atë.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 71.400 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 171.000 të tjerë në një ofensivë brutale që e ka lënë enklavën të shkatërruar.

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet, duke vrarë 424 palestinezë dhe duke plagosur 1.189 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë